Për këtë kurë mund të përdorni lule kamomili të thara. Mund t’i blini në farmacitë bimore, ose të përdorni kamomilit të freskët.

Nëse përdorni kamomil të freskët, duhet të këpusni lulet nga pjesa tjetër e bimës.

Në një kavanoz të madh qelqi, hedhim gjysëm litër vaj ulliri ekstra të virgjër, më pas shtojmë rreth 3-4 lugë të plota gjelle me lule kamomili.

AgroWeb.org ju këshillon që me ndihmën e një luge të përzieni përbërjen, në mënyrë që lulet të jenë të zhytura plotësisht në vaj.

Më pas e mbyllim kavanozin me kapak dhe duhet ta vendosim në një vend me dritë. Përbërjen do ta lini kështu për dy javë, në këtë mënyrë lulet e kamomilit do të kenë lëshuar të gjitha enzimat e tyre tek vaji i ullirit.